Posti i rëndësishëm! Bregu takime me krerë shtetesh (FOTO)
Ish-ministrja e Integrimit Majlinda Bregu, ka nisur lobimin për postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal. Nga ana e saj Bregu ka zhvilluar së fundmi takime zyrtare në Kosovë dhe në Maqedoni.
Në Prishtinë, ajo ka zhvilluar një takim me Presidentin Hashim Thaçi, kryeministrin Ramush Haradinaj, ndërsa në Maqedoni ka takuar kreun e BDI-së, Ali Ahmeti.
Ajo thotë se turin e takimeve do ta vijojë në Beograd, Podgoricë dhe në Sarajevë. Përballë Majlinda Bregut kandidon për këtë post ish-kryeministri i Malit të Zi, Igor Luksic.