Postimet ruse në Facebook kanë arritur 126 milionë përdorues në SHBA

Facebook tha se 126 milionë përdorues amerikanë të rrjetit social mund të kenë parë përmbajtje të shkarkuar nga operativët me bazë në Rusi, gjatë dy vjetëve të fundit.

Facebook tha se rreth 80,000 postime janë prodhuar para dhe pas zgjedhjeve presidenciale në SHBA, më 2016.

Shumica e postimeve janë përqendruar në përçarjen sociale dhe mesazhe politike, shkruan rel.

Swiss Digital Desktop Reklama

Facebook i publikoi shifrat përpara një seance dëgjimore në Senatin e SHBA-së, ku, së bashku me Twitter dhe Google, do të japin detaje për ndikimin e Rusisë në faqet e tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

Rusia vazhdimisht i ka hedhur poshtë akuzat se ka bërë përpjekje të ndërhyjë në zgjedhjet presidenciale në SHBA, vitin e kaluar, në të cilat Donald Trump e ka mundur Hillary Clintonin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?