Postoi foto ironizuese për Vuçiç, mediat serbe “kryqëzojnë” gazetaren kosovare

Vizita e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vucic në Kosovë ishte ndër çështjet më të komentuara të këtyre ditëve. Por, një foto e publikuar nga një gazetare kosovare ka ‘ndezur gjakrat’, dhe ka marrë gjithë vëmendjen e mediave serbe. Gazetametro.net shkruan se bëhet fjalë për gazetaren Una Hajdari, e cila ka publikuar në rrjetet sociale një foto ku shihet Vuçiç, ndërsa ajo e shoqëron me një dixhiturë “Kur mërzitem në konferencë shtypi”.

Vuccic

Sipas mediave serbe veprimi i gazetares ‘i kalon kufijtë e jotolerancës dhe kthehet në urrejtje’.
Ata thonë se pjesëtarja e organizatave joqeveritare në Beograd, përdor çdo mundësi për të poshtëruar Serbinë, presidentin e saj dhe popullin serb.

Una Hajdari

Una Hajdari

“Duket se vizita e Vucicit në Kosovë e ka nervozuar shumë Una Hajdarin, sa që e ka detyruar të i heq të gjitha maskat dhe ka treguar fytyrën e vërtetë të urrejtjes, duke bërë shaka me Vuçiçin në Twitter”, shkruajnë mes të tjerash mediat. Por këtë veprim serbet e kanë quajtur si joprofesionalizëm, duke shtuar se gazetares i ka dalë urrejtja e vërtetë të cilën e kishte fshehur mirë deri më tani.

SHKARKO APP