PR, Mediu: Projekti i “Republikës së Re” ka si prioritet studentët dhe të rinjtë

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu zhvilloi një takim elektoral në fshatin Ahmetaq, ku u prit nga dhjetëra përkrahës dhe simpatizantë. Në këtë takim merrnin pjesë të rinj e të reja, të cilat votojnë për herë të parë dhe në bindjen e tyre, alternativa më e mirë është Partia Demokratike.

Pikërisht duke iu drejtuar atyre, Mediu u shpreh se projekti i “Republikës së Re” ka si prioritet studentët dhe të rinjtë, duke iu dhënë mundësinë pasi monopoli i studimeve t’u hiqet klientëve të Ramës dhe universiteteve private.
“Nëpërmjet politikave të punësimit, ne nuk do të lejojmë që të rinia të largohet nga vendi” u shpreh Mediu.
Në këtë takim, kryetari i republikanwve shoqërohej edhe nga kryebashkiaku i Vorës, Fiqiri Ismaili. Duke qenë në një zonë bujqësore, Mediu u shpreh se programi që është hartuar nga ekspertët gjermanë të kabinetit Merkel, parashikon investim në bujqësi në vlerën 150 milionë euro, të cilat do ta kthejnë këtë sektor në motor të zhvillimit të ekonomisë shqiptare.
Gjithashtu, Mediu theksoi se parashikohet që të mos ketë pensione më të ulëta se 25 mijë lekë të reja, të falen kamata e energjisë elektrike, të rikthehet fasha e energjisë për 300 kilovatët e parë, si dhe të rivendoset taksa e sheshtë, këtë radhë 9 përqind, duke qenë më e ulëta në Ballkan.
“Ju bëj thirrje, që duke menduar për të ardhmen tuaj, garancinë ekonomike dhe zhvillimin e sigurtë të Shqipërisë, të votonin nr.6 Partinë Demokratike”, përfundoi kryerepublikani Mediu.

SHKARKO APP