Pranga rreperit Puff Diddy

Reperi Puff Diddy është arrestuar pasi pretendohet se ka sulmuar një trajner në kolegjin “UCLA” në Los Angeles ku studion edhe djali i tij.
45-vjeçari, emri i vërtetë i të cilit është Sean Combs, mendohet ta ketë goditur trajnerin me një pajisje të rëndë që përdoret në stërvitje, por fatmirësisht nuk ka asnjë të lënduar.
“TMZ” ka raportuar se Diddy ka qenë në ambientet e këtij universiteti duke parë djalin e tij Justin, teksa luante futboll kur ka kryer edhe këtë vepër në nxehje e sipër. Puff Diidy është vënë menjëherë në pranga nga policia.

SHKARKO APP