Pranverë 2015, njihuni me ngjyrat dominuese të këtij sezoni

Java e Modës në New York ka pak kohë që ka përfunduar dhe në një kohë të shkurtër që prej mbylljes së prezantimeve të koleksioneve të reja “Pranverë 2015” ajo ka prezantuar, ngjyrat të cilat dominuan në pasarelë dhe që do të hasin përdorim të gjerë gjatë stinës së pranverës.
Përpara se Java e Modës të fillonte nga stilistët ishin parashikuar disa ngjyra, të cilat mendohej se do të dominonin dhe e dini çfarë? Parashikimet e bëra nuk ishin dhe aq larg konkluzioneve.
Sipas parashikimeve ishte menduar se nuancat blu e akulltë, apo e verdha si limoni do të ishin prezente këtë pranverë dhe padyshim ra në sy që, këto ngjyra ishin të pranishme në masë gjatë shfaqjes në pasarelë. Kishte edhe disa ngjyra, të cilat u kishin shpëtuar parashikimeve, por ishin një befasi e këndshme për të gjithë. Për shembull, e kuqja në qershi. Kjo nuancë është një përzierje e përsosur që ndërthur dramatiken me lumturinë.

Më poshtë po ju prezantojmë atë çka sugjeruan stilistët e famshëm botërorë në Javën e Modës në New York për “Pranverë 2015-të. Vishuni edhe ju me këto ngjyra për një pamje sa më solare.

Blu e akullt
Gjatë Javës së Modës, u vërejt se kjo nuancë ishte e pranishme në koleksionet e çdo stilisti. Marka të njohura si Honor, Zimmermann dhe Christian Siriano kishin këtë nuancë në koleksionet e tyre dhe vazhdojnë ta sugjerojnë për stinën e luleve.

E bardha fildish
Më shumë sesa një ngjyrë e verës, duket se kjo ngjyrë do të jetë e pranishme deri në fillim të vitit të ardhshëm. Calvin Klein, Tadashi Shoji dhe Jill Stuart janë vetëm disa nga stilistët që kanë përfshirë ngjyrën e bardhë si fildish në koleksionet e tyre dhe ata këshillojnë ndjekësit e modës që të mos heqin dorë nga kjo ngjyrë që përfaqëson personalitet të fortë.

 
E verdha në limon
Dhe ja ku vjen dielli! Ngjyra e çelur, veçanërisht e verdha në limon, jo mustardë, e cila futet në nuancat që do të dominojnë këtë pranverë. Markat si: Michael Kors, DVF dhe Delpozo e kishin përfshirë këtë ngjyrë në koleksionet e tyre. Thuhet se e verdha në limon është ngjyra, e cila ju bën ta doni më shumë periudhën pas ikjes së dimrit.

 
E kuqja si qershi
Modelet me veshjet në këtë ngjyrë dukeshin si sirena në pasarelë gjatë prezantimit të koleksionit në Javën e Modës në New York. Stilistët si; Zac Posen and Donna Karan e kishin sjellë këtë ngjyrë në koleksionet e tyre në mënyrë të mrekullueshme. Kjo është një nga ngjyrat që ju kishte shpëtuar parashikimeve të stilistëve dhe pjesëmarrësve si një nga ngjyrat e kësaj pranvere. Por mesa duket surpriza ka qenë e këndshme, pasi këtë pranverë do të hasë përdorim të gjerë tek fashion-blogger dhe jo vetëm.

Rozë e çelur
Nuk është çudi. Ngjyra rozë do të jetë një nga ngjyrat e kësaj pranvere. Por në vend të një ngjyre rozë të çuditshme, apo një mjedre të errët, kjo nuancë rozë e çelur do të jetë popullore gjatë pranverës.

 

Përktheu: Sidorela Lepuri 

SHKARKO APP