Pranverë/Verë 2015, njihuni me trendet më IN të meshkujve

1.       Veshjet me shirita

Duket se shiritat, apo vijat në veshjet e meshkujve, qofshin edhe të vendosura rastësisht do të jenë një nga tendencat e sezonit pranverë-verë 2015. Shiritave ju është dhënë prioritet koleksioneve nga Gucci, Jonathan Saunders e deri Casely-Hayford dhe Emporio Armani, ku ata kishin aplikuar në një shumëllojshmëri veshjesh shiritat. Një prerje me vija në këtë sezon do të jetë mjaft IN. Nëse aktualisht posedoni një stil klasik të lartë të të veshurit, rekomandimi ynë do të ishte që të zgjeroni shiritat tek rrobaqepsi, të vishni pantallona të shkurtra, apo të gjata në këtë linjë, ose veshje të punuara me thurje.

Gjithashtu konsiderohen si një mënyrë e mirë  e të veshurit, motivet me ngjyra të theksuara, duke sjellë një kthesë moderne në këtë stil pa kohë të caktuar. Për të përdour shirita në mënyrë praktike përpiquni të kombinoni këmishën tuaj me një palë pantallona të shkurtra e të pambukta, me një look veror, për të kaluar më pas tek pantallonat me shtat të lartë.

Shënim: Përpara se të nxitoheni dhe të filloni menjëherë nga blerjet, duhet të keni parasysh se vija të ndryshme do të kenë efekte të ndryshme në përmbajtje dhe sigurisht në formë. Vijat horizontale kanë tendencë t’ju bëjnë të dukeni më të gjerë, duke e thyer deri diku siluetën vertikale, ndërsa vijat vertikale tërheqin syrin shpejt, duke krijuar kështu iluzionin e gjatësisë. Duke pasur këtë parasysh, duhet të bëni zgjedhjen në raport me përmasat tuaja trupore.

2.  Xhinsi i dyfishtë

Nga Tom Ford tek Gucci, çdo stilist e ka miratuar dhe mirëpritur këtë tendencë të veshuri në sezonin pranverë-verë 2015. Nëse ju pëlqen të keni një stil të veshuri rastësor, apo të rafinuar, xhinsi është një gjetje solide për një look shumë dimensional. Thjesht kombinoni xhinset e preferuara me një T-shirt kur dilni për kafe me miqtë, ose vishni xhaketën tuaj xhins duke e shoqëruar me një kravatë të punuar me thurje. Nëse kjo tingëllon e pëlqyeshme për shijet tuaja, provoni të dyfishoni, ose deri edhe të trefishoni xhinsin në gardërobë.

Hidhini një sy koleksionit Pranverë 2015-të të Tom Ford për të parë se si ai e ka kombinuar një këmishë xhins, xhinse me një xhaketë sportive të thjeshtë marine, si edhe me çizme lëkure të zezë.

Ju mund ta provoni këtë kombinim, por edhe të shihni të kombinoni një xhaketë të larë xhins me xhinset tuaja të preferuar vjollcë dhe një palë këpucë kamoshi.

Shënim: Kur vjen puna tek xhinsi, nëse tregoheni koprac, në mënyrë të pashmangshme do të firmosni shkatërrimin tuaj. Investoni në bazë të cilësisë, ose tek xhinsi i papërpunuar të mundësuara nga firmat e specializuara të tilla si, APC, Levi-ta dhe Nudie.

3.       Ngjyra e kuqje 

E guximshme, plot me energji dhe entuziazëm, e kuqja është ngjyra përcaktuese e sezonit pranverë-verë 2015. Koleksioni i Dolce & Gabbana sjell një gamë të gjerë veshjesh, qofshin të përditshme, apo të veçanta në nuanca të zbehta të së kuqes, nga e kuqja e gjakut në një të kuqje tulle. E kuqja konsiderohet shpesh si një ngjyrë mashtruese dhe dominante, por sigurisht mbetet një nga më të preferuarat.

Për të gjithë frikësuarit dhe me të drejtë, që të bëjnë pjesë të veshjes së tyre këtë ngjyrë, sugjerohet një kostum i kuq i veshur me një këmishë të bardhë poshtë dhe mokasine lëkure të zezë. Kjo për shembull është një zgjedhje për mbrëmje, sigurisht kur moti është i ngrohtë.

4.       Lulet

 Kemi parë një rritje të ngadaltë, por të sigurtë gjatë dy viteve të fundit, përsa i përket luleve si pjesë integrale e veshjeve bashkëkohore të meshkujve dhe sigurisht edhe në koleksionin pranverë-verë 2015. Të nxitur nga suksesi i shtëpive më të mëdha të modës si Givenchy dhe marka të tjera në dispozicion të tilla si Hype, gjithmonë e më shumë janë duke ju ofruar ndjekesve te modes këtë model unik, duke përfshirë lulet. E thënë thjesht, nëse ju preferoni të bini në sy kur dilni, tani është më e lehtë se kurrë. Gjeni një motiv të lules që i përshtatet stilin tuaj dhe shihni rezultatet. Për ta përfshirë këtë tendencë, si pjesë të garderobës suaj mos harroni të bëni pjesë tuajën lulet e stampuara, si një tipar kryesor në look dhe kombinojeni atë me ngjyra neutrale që të tërhiqni vëmendje më pak.

5.       Jeshile dhe blu

Dikur mund të kemi thënë se bluja dhe jeshilja nuk duhet të shihen asnjëherë të kombinuara së bashku, por në këtë sezon, tek meshkujt ky është një nga kombinimet që sugjerohet jo pak. Dhe sikurse thuhet, është si ndjeshje e bërë në qiell. Markat e njohura si Baartmans & Siegel, Pringle e Skocisë, Gieves & Hawkes, Hackett sjellin në koleksionet e tyre copa të kombinuara blu dhe jeshile. Marka Gieves & Haëkes sjell një gëzof të lehtë vija-vija në të gjelbër të detit, së bashku me një blu, duke i dhënë një efekt të lëmuar, por jo sikur të zihet fryma. Në koleksionin e markës Hackett, këto dy ngjyra mashkullore formojnë bazën për më shumë eksperimente me ngjyrat, me një  xhaketë marinë dopio-pet të bashkuar me pantallona jeshile, një këmishë të zbehtë rozë, kravatë portokalli dhe mokasine të bardhë thekë.

Shënim: Çelësi për të përftuar këtë kombinim qëndron tek kufizimi i numrit të përzierjeve të tjera që ju mund të mendoni të shtoni. Ngjyrat e errëta neutrale si:  kafe dhe e zezë nuk këshillohen me këtë kombinim të guximshëm të blusë dhe të gjelbrës, kështu që  propozohet gri dhe e bardhë si urë lidhëse e të gjithave së bashku.

Përktheu: Sidorela Lepuri

 

SHKARKO APP