”Prefekti i qarkut”, ministrja Koçiu: Forcohet roli në mbrojtjen e territorit
Propozimet për ndryshime në ligjin ”Për prefektin e qarkut”, u diskutuan në një tryezë konsultative të drejtuar nga ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu së bashku me ministrin e Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo në të cilën ishin të pranishëm të gjithë prefektët e qarqeve në vend.
Sipas draftit të përgatitur, në ligjin e ri do të forcohet roli i prefektit në çështjet që kanë të bëjnë me mbrojtjen e territorit, po gjithashtu edhe për emergjencat civile e për aspekte të ndryshme të sigurisë publike.
Një risi e propozuar është ajo e funksionit të ”Prefektit Detar”, i cili ka në përgjegjësi mbrojtjen e vijës bregdetare. Koçiu u kërkoi prefektëve të qarqeve një angazhim edhe më të fortë për të koordinuar strukturat në garantimin e rendit e sigurisë publike gjatë festave që po afrojnë, por dhe në lidhje me masat që duhen pasur parasysh në raste emergjencash.
KOHA JONË SONDAZH

