Prefekti i Tiranës, Shkëlqim Hajdari ndjek nga afër punimet e Këshillit Bashkiak: Transparencë dhe bashkëpunim
Prefekti i Qarkut Tiranë, Shkëlqim Hajdari mori pjesë këtë të enjte në seancën e radhës të Këshillit Bashkiak Tiranë, në zbatim të Rregullores përkatëse, pas takimeve paraprake me Kryetaren e Këshillit Bashkiak, Megi Fino si dhe me nënkryetarin e opozitës, Dorian Teliti. Gjatë këtyre takimeve, Prefekti Hajdari dëgjoi me vëmendje vërejtjet dhe sugjerimet e paraqitura lidhur me mbarëvajtjen e punimeve të këshillit, duke theksuar rëndësinë e dialogut institucional dhe respektimit të procedurave ligjore.
Postimi i plotë
Pas takimeve paraprake me Kryetaren e Këshillit Bashkiak, znj. Megi Fino, si edhe me nënkryetarin e opozitës, z. Dorian Teliti, ku dëgjova me vëmendje vërejtjet dhe sugjerimet për mbarëvajtjen e punimeve, ndoqa sot seancën e Këshillit Bashkiak, në zbatim të Rregullores së Këshillit Bashkiak.
Seanca u zhvillua përgjithësisht në një klimë normale debati, duke respektuar në thelb procedurat ligjore dhe rregulloren përkatëse. Dialogu institucional dhe respektimi i rregullave janë themel për funksionimin e shëndetshëm të organeve vendimmarrëse dhe për shërbimin ndaj qytetarëve.
Si Prefekt i Qarkut Tiranë, do të vijoj të ushtroj me përgjegjësi rolin kushtetues të mbikëqyrjes së ligjshmërisë, në funksion të transparencës, bashkëpunimit dhe interesit publik.
KOHA JONË SONDAZH

