Prefekti Shkëlqim Hajdari me përfaqësues të Lidhjes së Bizneseve të Kosovës: Mbështetje për sipërmarrësit që vijnë në Tiranë

Prefekti i Tiranës, Shkëlqim Hajdari priti në një takim një përfaqësi të Lidhjes së Bizneseve të Kosovës, të kryesuar nga kryetari i saj Besart Dreshaj. Gjatë takimit u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit ekonomik dhe lehtësimit të procedurave administrative për sipërmarrësit kosovarë që operojnë në Qarkun e Tiranës. Prefekti Hajdari garantoi mbështetjen e institucioneve vendore për të përmirësuar klimën e biznesit, duke theksuar rëndësinë e një qasjeje të thjeshtëzuar dhe efikase në shërbimet administrative për bizneset.

“Bashkë, ne jemi një”, u shpreh Hajdari, duke nënvizuar lidhjet e forta historike, kulturore dhe ekonomike mes Shqipërisë dhe Kosovës dhe rëndësinë e bashkëpunimit dypalësh për zhvillimin e sipërmarrjes dhe rritjen e investimeve në rajon.

Takimi shërbeu gjithashtu si mundësi për shkëmbimin e eksperiencave mes sipërmarrësve kosovarë dhe institucioneve shqiptare, si dhe për identifikimin e sfidave që hasin bizneset në procesin e regjistrimit, licensimit dhe operimit në Shqipëri. Prefekti Hajdari vuri theksin tek rëndësia e mbështetjes institucionale dhe bashkëpunimit ndërmjet qeverisë lokale dhe komunitetit të biznesit, duke garantuar se Qarku i Tiranës do të vazhdojë të ofrojë një ambient të favorshëm për zhvillimin ekonomik dhe nxitjen e sipërmarrjes.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky takim është në vazhdën e angazhimit të institucioneve shqiptare për të forcuar marrëdhëniet ekonomike me Kosovën dhe për të krijuar mundësi konkrete për zhvillim të qëndrueshëm rajonal.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?