Prefekti Shkëlqim Hajdari uron sportistët dhe garanton mbështetje për sportin e bilardos dhe karates
Prefekti i Tiranës, Shkëlqim Hajdari mori pjesë në ceremonitë e çeljes së kampionateve kombëtare të Bilardos dhe Karatesë, dy sporteve me të cilat Shqipëria konkurron në nivele europiane dhe botërore.
Gjatë aktivitetit, Hajdari i uroi sportistët, trajnerët dhe gjyqtarët për sukseset e tyre, duke u garantuar mbështetje institucionale për zhvillimin e sporteve dhe përhapjen e tyre në shkolla, universitete, lagje dhe institucione publike.
“Angazhimi i të rinjve në sport duhet të jetë një prioritet, sepse kjo i mban ata të pastër, të fortë fizikisht dhe larg veseve”, theksoi prefekti Hajdari. Kampionatet kombëtare synojnë të promovojnë talentet e reja dhe të forcojnë prezencën e Shqipërisë në garat ndërkombëtare.
Postimi i plotë
Sot mora pjesë në ceremonitë e celjes së kampionave kombëtare të Bilardos dhe Karatesë, dy sporte me të cilat shqipëria konkuron në nivele Europiane e Botërore( Bilardo). I urova sportisteve, trajnerëve, gjygjtarëve suksese dhe i garantova për mbështetje institucionale në aktivitetet e tyre dhe perhapja e tyre në shkolla, universitete, lagje, institucione publike etj. Marrja e rinisë me sport duhet të jetë priorit, sepse e mban ate te pastër, të forte fikizikisht dhe larg veseve.
KOHA JONË SONDAZH

