Prekëse, maturantja në varrin e së ëmës: Doja me m’pa ti e para në këtë ditë të veçantë
Një maturante shqiptare nëpërmjet një postimi emocionues në rrjetin social ia ka dedikuar disa fjalë prekëse të ëmës së ndjerë.
Pasi është veshur me fustanin e maturës, 18-vjeçarja para se t’i drejtohej festës, ka shkuar fillimisht në varrin e së ëmës.
Siç edhe kuptohet, ajo ka dashur që e ëma ta “shihte” para miqve të saj që e prisnin në lokal për të festuar maturën. “S’kishte kurrsesi asnjë kuptim për mua me më pa nji lokal i mushun me Maturanta pa m’pa ti e para në at dit kaq të veçant për mu mam”, shkruan maturantja në postimin e saj.