Premtimi i Shakohoxhës nëse Shqipëria fiton me Rumaninë

Në transmetim live për emisionin “Bar Sport Skedina”, Dritan Shakohoxha ka premtuar për të gjithë teleshikuesit diçka të veçantë.

Në mikrofonin e Ylli Agës, drejtori i “Supersport” ka premtuar se do të lahet në lumin e Lionit, qytet ku do të luhet nesër ndeshja Shqipëri – Rumani.

Por që Shako të mbaj premtimin duhet që Shqipëria të mos mjaftohet me vetëm një gol, por të shënoj dy ose tre të tillë. Këto janë rezultatet që i japin mundësi kuqezinjve për tu kualifikuar në turin pasardhës të EURO 2016.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duke patur parasysh diçka të tillë, Shakohoxha ka premtuar të vendosi një bast të tillë live në ekranin e “Supersport” duke shpresuar ta humbi dhe të lahet në lumë për ti mundësuar Shqipërisë kualifikimin.

Swiss Digital Mobile Reklama

enton palushi | June 19, 2016 at 1:00 pm | Categories

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?