Presidenca ankohet për buxhetin 2017, kërkon fonde shtesë

Institucioni i Presidenti u ankua sot para komisionit parlamentar të Ligjeve  dhe kritikoi qeverinë përsa i përket trajtimit financiar nga buxheti i shtetit, duke paralajmëruar ankimim në Gjykatën Kushtetuese.

Sekretari i Përgjithshëm, Florian Nuri kërkoi 20 milionë lekë shtesë në buxhetin e Presidencës, nga fondet e alokuara në kuadër të buxhetit të vitit 2017.

Në mbrojtje të Presidentit, doli Partia Demokratike, por dhe Lëvizja Socialiste për Integrim.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nga një llogaritje të shpejtë që bëra, behët fjalë për shuma të vogla, të cilat duhet të pranohen të jenë në buxhetin e Presidencës”, tha Petrit Vasili

Swiss Digital Mobile Reklama

Në Komisionin e Ligjeve u diskutua dhe buxheti për drejtësinë, ku ministri Ylli Manjani, ishte i kënaqur me shifrën e akorduar, por kërkoi rritje pagash për policët e burgjeve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?