Presidenca: Kushtetuta ndalon pezullimin e anëtarit të Qeverisë
Vijon në Gjykatën Kushtetuese shqyrtimi për çështjen Balluku. Në fjalën e saj, përfaqësuesja e Presidencës Eriola Shia tha se masa e ndërmarrë nga GJKKO dhe SPAK për pezullimin e Ballukut nga detyra, është jo kushtetuese.
“Nëse masa ndaluese e pezullimit nga ushtrimi i një detyre apo shërbimi, e vendosur ndaj një anëtari të Këshillit të Ministrave apo gjithë Këshillit të Ministave ndikon në funksionimin e lirë dhe të pakushtëzuar të pushtetit ekzekutiv, atëherë kjo masë merr përmbajtjen e një instrumenti kontrolli dhe balance midis pushteteve. Një instrument i tillë i cili nuk është i parashikuar nga kushtetuta, por që ka forcën juridike për të kushtëzuar funksionimin dhe përbërjen e pushtetit ekzekutiv dhe nuk mund të konsiderohet kushtetues. Nëse masa ndaluese nuk ndikon në funksionimin e lirë dhe të pakushtëzuar të pushtetit ekzekutiv spese kuadri ligjor në fuqi parashikon zgjidhje apo rrugëdalje institucionale, të cilat nuk krijojnë impakt për ekzekutivin dhe nuk e vendosin atë përpara lëvizjeve të detyruara, atëherë del nga konteksti penal dhe nuk shndërrohet në instrument kontrolli e balance i pushtetit gjyqësor mbi pushtetin ekzekutiv”, tha përfaqësuesja e Presidencës.
KOHA JONË SONDAZH

