Presidencialet në SHBA, ndryshe nga të tjerat

Nga Sadedin Çeliku/Sipas “The Vvashington Post”, Hillary Clinton ka hyrë në historinë amerikane si e para grua kandidate për Shtëpinë e Bardhë. Sidoqoftë ndryshe nga presidencialet e tjera po ballafaqohemi me një grua me ambicie të fortë ku tetë vjet më parë provojë të ishte kandidate për presidente,me një grua që kërkon të bëjë ndryshimin e madh, ndryshim ky që do ta çojë Amerikën drejt progresit. Në fjalën e saj të mbylljes së konventës, e cila e nominoi atë kandidate, zonja Clinton e bëri të qartë se me çfarë përballet vëndi. Amerika shtoi ajo, është në një moment rivlerësimi. Forca të fuqishme po kërcënojnë të na përçajnë. Lidhjet e besimit dhe të respektit po dobësohen. Ajo bëri thirrje për më shumë besim dhe unitet në radhët e zgjedhësve.

Fushata elektorale në Amerikë na paraqit dy tablo interesante dhe krejt ndryshe. Nga njëra anë kemi zotin Trump një kandidat që shfaqet radikal në qëndrimet e tij, i nervozuar e i paqëndrueshëm në qëndrimet e tij dhe nga ana tjetër zonjën Clinton gjakftohtë dhe e përqendruar në çështjet kryesore që shqetësojnë sot Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kandidati republikan Donald Trump duhet të përmirësojë pozitën e tij  me votuesit thonë vëzhguesit dhe imazhin që ka krijuar për shkak të oshilacioneve dhe qëndrimeve radikale lidhur me shumë çështje të rëndësishme siç janë qëndrimet ndaj besimit mysliman, emigracionin e paligjshëm -siç i quan Ai- ndërtimi i murit përgjatë kufirit me Meksikën, ideja se ushtria amerikane është një fatkeqësi kombëtare etj.

Sipas një sondazhi të organizuar këto ditë rezulton se Trump ka mbështetje më shumë në komunitetet me shumicë të bardhë ndërkohë që ka humbur besimin e zgjedhësve të seksit femër dhe ato të komuniteteve me ngjyrë. Ndërkaq nëse do të organizohet debati presidencial mendohet se zonja Clinton do të dali fitimtare nisur nga përvoja e saj jo vetëm si zonjë e parë,por dhe si sekretare shteti. Nisur nga kjo logjikë pak besohet se zoti Trump mund të ketë ide të qarta lidhur me politikën e jashtme pse jo dhe sa i takon çështjeve të brendshme. Koha po kalon dhe zoti Trump nuk po e menaxhon drejt pjesën e mbetur deri në zgjedhje në mënyrë që të reduktojë distancën e krijuar me kundërshtaren e tij.

Zonja Clinton theksojnë vëzhguesit duhet të përgatitet seriozisht për debatin sepse kundërshtari i saj është më i paparashikueshmi në dekadat e fundit. Clinton ka një avantazh në shumicën e shteteve falë dhe gabimeve të kundërshtarit.

Është për t’u theksuar se agjencitë e ndryshme amerikane besojnë se të dy kandidatët vlerësohen si kandidatët historikisht jopopullorë në raport me paraardhësit e tjerë.

Sondazhet e bëra publik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nxjerrë favorite Hillay Clinton, por sondazhi i kryer ditët e fundit nga Reuters nxjerr zotin Trump një pikë përpara kundërshtares.

Në një nga tubimet e zotit Trump mbajtur në Ëilmington theksojë se deficiti tregtar me vendet anëtare të TPP (trans-pacific-partners ) i ka kushtuar shtetit të Ohajos reduktim prej 100 mijë vendesh pune. Opinioni publik mendon se kjo është gënjeshtër e radhës sepse kanë parasysh se shifrat e papunësisë kanë arritur rekord historik prej 4 për qind. Kështu nuk janë pak ato që mendojnë se zotit Trump i pëlqen të gënjejë. Pavarësisht sondazheve ekziston frika e agravimit të situatës së përdorimit të e-mail nga serveri i shtëpisë së zonjës Clinton, problemet me fondacionin Clinton, shëndetin, dhe në mënyrë të veçantë,frika e publikimit të informacioneve nga Vvikileaks. Kjo do të krijonte një situatë amullie e të paqartë rreth rezultatit të zgjedhjeve përfundimtare. Zgjedhjet presidenciale amerikane do të sjellin një risi në politikën globale dhe ndofta një tronditje çoroditëse në se zgjidhet zoti Trump bazuar në deklarimet e tij. Sidoqoftë mjaft nga vendet si Kina, Gjermania, Franca, Italia, Meksika, e ndonjë vend tjetër kanë shprehur rezerva për kandidatin Trump ndërkohë që, zonjën Clinton e shikojnë si politikane të vazhdimësisë. Sidoqoftë ka ende dhe 60 ditë për të më mësuar njeriun se kush do të  udhëheqë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

SHKARKO APP