Presidenti Bajram Begaj dekreton ligjin për barazinë gjinore
Presidenti Bajram Begaj e kaloi në heshtje ligjin për barazinë gjinore. Konflikti politik u bë me një debat të fortë, ku u përfshinë edhe kreu i Delegacionit të BE-së, Silvio Gonzato, si dhe Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos.
Polemika lidhej me mënyrën se si palët interpretonin disa nene të ligjit: sipas opozitës, ato garantonin me ligj të drejta për komunitetin LGBTIQ+, ndërsa mazhoranca socialiste argumentonte se akti ishte një kërkesë e Bashkimit Europian.
Begaj preferoi të mos shprehte asnjë qëndrim publik për ligjin, duke e dekretuar atë në heshtje. Një pjesë e madhe e figurave publike e fetare kërkuan që ligji të miratohej me referendum, por diçka e tillë nuk ndodhi.
KOHA JONË SONDAZH

