Presidenti Begaj dekreton lirimin e Ilir Gjonit nga detyra si ambasador i Shqipërisë në NATO
Kronikë E Premte, 19 Dhjetor 2025 16:21
Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar lirimin nga detyra të Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në NATO, rezident, Ilir Gjoni.
DEKRETI:
Neni 1
Zoti Ilir Gjoni lirohet nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në NATO, rezident.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Dekret nr. 497″.
KOHA JONË SONDAZH

