Presidenti Begaj firmos dekretin: Gjeneral Edmond Voci emërohet Komandant i Forcës Ajrore

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka firmosur sot dy dekrete të rëndësishme për Forcën Ajrore.

Ai ka liruar nga detyra Komandantin e deritanishëm, Gjeneral Major Ferdinant Vasil Dimo, ndërsa ka emëruar në këtë post Gjeneral Brigade Edmond Abaz Voci.

Presidenti i Republikës Bajram Begaj, me Dekret nr. 164, datë 30.3.2026, dekretoi sot lirimin e Gjeneral Major Ferdinant Vasil Dimo nga detyra e Komandantit të Forcës Ajrore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Presidenti i Republikës Bajram Begaj, me Dekret nr. 165, datë 30.3.2026, dekretoi sot emërimin e Gjeneral Brigade Edmond Abaz Voci në detyrën e Komandantit të Forcës Ajrore“, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet të nxjerrë PD dhe Opozita emrin e kandidatit për Kryeministër, por të mos jetë Berisha?