Presidenti Begaj niset për vizitë zyrtare në Republikën Çeke
Presidenti Bajram Begaj u nis sot për në Republikën Çeke, ku do të zhvillojë një vizitë me ftesë të homologut Petr Pavel. Agjenda parashikon takime me presidentin e Republikës Çeke, kryeministrin, zv.kryetarin e Senatit, kryetarin e Dhomës së Deputetëve, si dhe autoritete të tjera të larta. Gjatë kësaj vizite Kreu i Shtetit ka parashikuar edhe takime të veçanta me të rinj shqiptarë që studiojnë në Republikën Çeke, si dhe një takim me komunitetin shqiptar në Pragë.
KOHA JONË SONDAZH

