Presidenti Begaj përkujton 27-vjetorin e masakrës së Reçakut: Thirrja për drejtësi nuk mund të shuhet!

Presidenti Bajram Begaj ka përkujtuar 27-vjetorin e masakrës së Reçakut, ku më 15 janar 1999 u vranë 45 civilë të paarmatosur.

Në një mesazh në rrjetet sociale, Begaj shkruan:

Sot përkujtojmë masakrën e Reçakut dhe nderojmë martirët e saj. Denoncimi i saj 27 vite më parë nga Ambasadori William Walker ndërgjegjësoi komunitetin ndërkombëtar për gjenocidin që po ndodhte në Kosovë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërgjegjësimi solli Konferencën e Rambujesë, ndërhyrjen e NATO-s, lirinë, shtetin e Kosovës dhe paqen që sot e gëzojmë bashkërisht.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kjo masakër nuk mund të harrohet! Thirrja për drejtësi nuk mund të shuhet! Nderim martirëve! Mirënjohje aleatit tonë strategjik, SHBA-së!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?