Presidenti Begaj pranon letrat kredenciale të ambasadores së re të Greqisë

Presidenti Bajram Begaj ka pranuar letrat kredenciale të ambasadores së re të Greqisë në Shqipëri, Lambrini Komini.

Gjatë takimit, u diskutua për forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve fqinje dhe avancimin e bashkëpunimit afatgjatë si vende partnere në NATO.

“Sot prita Letrat Kredenciale të Ambasadore së re të Republikës Helene, Lambrini Komini. Diskutuam për forcimin e marrëdhënieve si vende fqinje dhe avancimin e bashkëpunimit tonë afatgjatë si partnerë të NATO-s”, shkroi Begaj në platformën X.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ambasadorja e Greqisë në Shqipëri, Lambrini Kombini zëvendëson në këtë pozicion ambasadoren Konstantina Kamitsi, e cila përfundoi shërbimin e saj në Shqipëri.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?