Presidenti Begaj uron besimtarët ortodoksë
Lajme E Diel, 16 Prill 2023 09:12
Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka uruar besimtarët ortodoksë me rastin e Pashkëve.
Begaj shkruan në mesazhin e tij se kjo festë e shenjtë sjell rigjallërimin e jetës, gëzim e shpresë dhe shënon një nisje te re!
“Gëzuar Pashkën për të gjithë besimtarët ortodoksë!
Kjo festë e shenjtë sjell rigjallërimin e jetës, gëzim e shpresë dhe shënon një nisje te re! Qoftë ajo e bekuar për të gjithë shqiptarët!”, uron Begaj.