Presidenti Begaj uron Brahon: Suksese në këtë mision. SPAK-u nën drejtimin e Dumanit dha rezultate konkrete
Presidenti Bajram Begaj uron kreun e ri të SPAK-ut, Klodjan Braho pasi mori 7 vota për të qenë drejtues. Po ashtu Begaj ka vlerësuar edhe punën e Altin Dumanit në krye të këtij institucioni. Kreu i shtetit shprehet se drejtimi i strukturës së Posaçme kundër korrupsioni është përgjegjësi e lartë dhe mundësi për të forcuar besimin e qytetarëve te drejtësia.
”Urime Kreut të ri të SPAK, z. Klodian Braho! Drejtimi i Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit është përgjegjësi e lartë dhe njëkohësisht një mundësi për të forcuar besimin e qytetarëve te drejtësia.
SPAK nën drejtimin e Z. Altin Dumani, ka dhënë rezultate konkrete në këtë drejtim. Forcimi i luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar kërkon vendosmëri, integritet dhe guxim. Suksese në këtë mision të rëndësishëm për vendin”,-shkruan Begaj.
KOHA JONË SONDAZH

