Presidenti Begaj uron kryeparlamentarin e ri të Kosovës: Bashkëpunimi politik dhe institucional, domosdoshmëri
Lajme E Martë, 26 Gusht 2025 12:04
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka përshëndetur zgjedhjen e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, në krye të Kuvendit të Kosovës.
“Urime, z. Dimal Basha, për zgjedhjen në krye të Kuvendit të Kosovës! Bashkëpunimi politik dhe institucional është një domosdoshmëri që uroj dhe shpresoj të vijojë në të mirë të Kosovës e qytetarëve të saj”, shpehet Begaj.
KOHA JONË SONDAZH

