Presidenti Begaj vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj viziton sot Maqedoninë e Veriut, me ftesë të presidentes Gordana Siljanovska-Davkova. Presidenti do të takohet gjithashtu me Kryeministrin Hristijan Mickoski, Kryetarin e Parlamentit Afrim Gashi dhe liderë të tjerë politikë shqiptarë. Arsyeja e takimit është forcimi i marrëdhënieve ndërshtetërore dhe përshpejtimi i integrimit ne BE.
“Presidenti i Republikës do të mbajë një fjalë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në një seancë të posaçme. Synimi i kësaj vizite është forcimi i mëtejshëm i marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe përshpejtimi i integrimit në Bashkimin Evropian të dy shteteve anëtare në NATO dhe i gjithë Ballkanit Perëndimor”, njofton Presidenca.
KOHA JONË SONDAZH

