Presidenti deklaron: Të gjithë çiftet e divorcuara të pajtohen!
Çeçenia është një republikë autonome ruse dhe pa ndonjë ndikim të madh, por udhëheqësi i rajonit Ramzan Kadyrov duket se po gjen “metoda” për t’u bërë i njohur në arenën ndërkombëtare. Pas deklaratave se në vendin e tij nuk ka asnjë person gay, Kadyrov së fundmi, ka detyruar qindra çifte të ribashkohen pasi janë divorcuar më herët.
Televizioni shtetëror njoftoi 948 çifte u kthyen së bashku pas urdhrave të zotit Kadyrov për një program të rreptë të “pajtimit familjar”.
Kadyrov e nisi skemën e tij kontraverse në qershor. Në atë kohë, ai tha se fëmijët e rritur nga prindërit e martuar ishin më pak të ndjeshëm ndaj ekstremizmit.
“Duhet t’i zgjojmë njerëzit, të bisedojmë me ta dhe të shpjegojmë, duhet t’i kthejmë gratë që lanë burrat e tyre dhe t’i pajtojnë ato. Kjo është përparësi”, tha ai.
Komisione të posaçme “për harmonizimin e marrëdhënieve martesore dhe familjare” u krijuan me ndihmën e figurave fetare gjatë gjithë verës për të realizuar programin.
Në një intervistë me Grozny TV, Rustam Abazov, drejtor i Departamentit të Çeçenisë për Marrëdhëniet me Organizatat Fetare dhe Shoqërore, tha se bashkëshortët e divorcuar u ftuan në selinë e programit veçmas për takimet me një mullah dhe u kërkohej të ribashkohej me partnerët e tyre.
Ai shtoi se divorcet dhe ndarjet u raportuan tek komisionet përmes një linje telefonike konfidenciale dhe ai vlerësoi z. Kadryov për programin që ai e quajti një sukses.
Udhëheqja e Kadyrovit në Çeçeni, një rajon me shumicë myslimane, është rritur gjithnjë e më shumë, duke u bërë autoritare. I emëruar nga Presidenti rus Vladimir Putin për të sunduar rajonin autonom, Kadyrov ka punuar për të shtypur kryengritjen islamike në Kaukaz, të cilin Putin e sheh si një arritje të rëndësishme.