Presidenti dhe Kryeministri urojnë nisjen e vitit të ri shkollor: Një brez që përqafon diturinë, ndërton një të ardhme më të mirë

Presidenti Bajram Begaj dhe Kryeministri Edi Rama kanë uruar 350 mijë nxënës që janë ulur ditën e sotme në bankat e shkollave.

Urimet më të mira dhe suksese të gjithë nxënësve e mësuesve që nisin sot vitin e ri shkollor! Në veçanti, urime nxënësve të klasave të para që fillojnë maratonën e gjatë, sfiduese, por edhe shpërblyese të dijes.

Një brez që sot përqafon diturinë, ndërton një botë dhe të ardhme më të mirë për të gjithë”, shkruan Begaj.

Dhe me urimin për të gjithë nxënësit, veçanërisht për ata që ulen sot për herë të parë në bankat e shkollës, mësuesit e prindërit e Shqipërisë, për një vit të mbarë shkollor, ju uroj një javë të bukur“, shkruan kryeministri Rama në urimin e tij.

SHKARKO APP