Presidenti i Mundjes, Biba sfidon deputetin Ndoka mes polemikave

Martin Biba u rizgjodh mes polemikave dhe tensionit President i Federatës Shqiptare të Mundjes me 10 vota pro dhe asnjë kundër në  Asamblenë Zgjedhorë që u zhvillua në ambientet e Hotel “Rogner”. Për shkak se ekzistonin dy lista të mandatuarish, polemikat mes kandidatëve kanë nisur që në fillim të Asamblesë, aq sa rivali i Bibës, deputeti i majtë, Arben Ndoka, e braktisi Asamblenë.

 Të njëjtën gjë bënë edhe përfaqësuesit e Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve, zv. Ministri Rauf Dimraj dhe drejtori i sporteve Vladimir Gjoni. Përfaqësuesi i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Viron Bezhani ishte ndër të parët që braktisi Asamblenë. Kjo do të thotë se Asambleja Zgjedhore e Federatës Shqiptare të Mundjes pritet të mos njihet nga institucionet shtetërore.

Arben Ndoka pretendon se Biba padrejtësisht na ka regjistruar disa të mandatuar të ligjshëm, por kreu u mundjes ka argumentuar se thjesht është zbatuar rregullorja, pasi personat me të drejtë vote duhet të regjistrohen të paktën 20 ditë para asamblesë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pavarësisht kundërshtive u vendos që të kryhej votimi ku morën pjesë 12 nga 16 klube, ndër të cilët 10 votuan pro dhe dy i nxorën votat të pavlefshme. Kryesia e re do të përbëhet nga Shkëlqim Troplini, Erzen Breçani, Besim Kukaj, Seit Fishta, Shkëlzen Betaj dhe Ndoc Çokaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?