Presidenti i PE lë Shqipërinë ‘pas’: Mes vendeve të Ballkanit, veç Serbia e Mali i Zi janë gati për BE

Pavarësisht nga propaganda e shtuar e Edi Ramës dhe flirtet sekrete që po bën me Greqinë, Bashkimi Europian duket se ka vendosur përfundimisht përparësitë për vendet e Ballkanit Perëndimor që mund ti bashkohen së shpejti klubit.

Lajmin e konfirmon nëpërmjet një intervistë për “European Western Balkans”, presidenti i Parlamentit Europian, Antonio Tajani. Ai ka deklaruar qartë, se ndonëse Ballkani Perëndimor ka një perspektivë të qartë dhe të besueshme në Europë, “vetëm Serbia dhe Mali i Zi, mund të jenë gati në vitin 2025”.

Gjithashtu Tajani ka ripërsëritur për të gjitha vendet aspirante se, “një parakusht për vendet kandidate është respekti i plotë dhe adoptimi i vlerave europiane. Kjo është e panegociueshme”.

Image

SHKARKO APP