Presidenti i Zimbabve propozon të martohet me Barack Obama-n
Robert Mugabe është tallur me vendimin e Amerikës për të legalizuar martesat mes homoseksualëve në të gjitha 50 shtetet, duke u zotuar se do të udhëtojë për në Shtëpinë e Bardhë dhe do t’i propozojë martesë Obamas.
Gjatë intervistës së tij të përjavshme në radion kombëtare, presidenti i Zimbabve u tall duke thënë se do të udhëtojë për në Shtëpi të Bardhë dhe “do t’i ulet në gjunjë Obamas dhe do t’i kërkojë të martohet me të”.
Mugabe, i cili njihet për deklaratat e tij brutale kundër homoseksualitetit, u përgjigj në mënyrë të çuditshme ndaj vendimit historik të Gjykatës së Lartë Amerikane, që garanton martesën mes homoseksualëve, lesbikeve dhe heteroseksualëve, transmeton Lajmi.net.
Duke folur të shtunën, Mugabe tha: “Kam ardhur në përfundim se – përderisa Obama mbështetë martesën mes të njëjtit seks – nëse është e nevojshme, unë do të udhëtojë për në Uashington DC, do t’i ulem atij në gjunjë dhe do t’i propozoj martesë”.
Këto komente të tij vijnë vetëm pak orë pas vendimit që morri Gjykata e Lartë për të legalizuar martesat mes homoseksualëve në të gjitha 50 shtetet e SHBA-ve.