Presidenti Meta dekreton qeverinë “Rama 2”
Pas dorëzimit në Presidencë të emrave të kabinetit të ri qeveritar prej kryeministrit Edi Rama, i menjëhershëm ka qenë veprimi i Presidentit Ilir Meta.
Burime zyrtare nga Presidenca i thanë se kreu i shtetit ka firmosur dekretin e qeverisë “Rama 2”.
Presidenti ka hapur kështu rrugën për votimin e qeverisë së re në Kuvend. Të hënën kabineti i ri do votohet në Kuvend. Votimi i qeverisë kërkon 71 vota. PS fitoi në zgjedhje 74 mandate.
Ashtu si në rastin e votimit të kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi, mund të ketë deputetë të opozitës që do votojnë kabinetin e ri.
PROPOZIMI I KRYEMINISTRIT
Z.Ilir Meta President i Republikës
Lënda: Propozim për përbërjen e Këshillit të Ministrave dhe emërimin e ministrave.
Zoti President,
Si kryeministër i emëruar, mbështetur në pikën 1, të nenit 98, të Kushtetutës, Ju paraqes përbërjen e Këshillit të Ministrave dhe propozimet për emërimin e ministrave përkatës, si më poshtë vijon:
Z. Edi Rama- Kryeministër
Znj, Senida Mesi- Zëvëndëkryeministre;
Z. Ditmir Bushati- Ministër për Europën dhe Punët e Jashtme;
Znj. Olta Xhaçka- Ministre e Mbrojtjes;
Z. Fatmir Xhafaj- Ministër i Brendshëm
Z. Arben Ahmetaj- Ministër i Financave dhe Ekonomisë;
Z. Damian Gjinkuri- Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë;
Znj. Lindita Nikolla- Ministre e Arsimit, Sportit dhe Rinisë;
Znj. Etilda Gjonaj- Ministre e Drejtësisë;
Znj. Mirela Kumbaro Furxhi- Ministre e Kulturës;
Z. Niko Peleshi- Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural;
Znj. Ogerta Manastirliu- Ministre e Shëndetësisë dhe mbrojtjes Sociale;
Z. Blendi Klosi- Ministër i Turizmit dhe Mjedisit;
Z. Pandeli Majko- Ministër i Shtetit për Diasporën;
Znj. Sonila Qato- Ministre Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes