Presidenti Meta e nis ditën me Kastriot Tushën

Nga presidenca, shefja e lartë e Brukselit, ka lëvizur në këmbë deri te kryeministria ku e priste Edi Rama. Ambasadorja Vlahutin, e cila shoqëronte komisioneren e lartë të BE, shikonte qiellin se mos binte shi për shefen e saj, Mogherinin, ndërsa kjo e fundit shijonte ajrin e Tiranës para kryeministrisë, duke ngjitur shkallët për te zyra e kryeministrit.

Ilir Meta ka postuar sot në profilin e tij në Facebook një foto me artistin e madh shqiptar, Kastriot Tushën. Dhe ja se ç’shkruan Presidenti: “Nuk mund ta filloja më bukur ditën sot. Një kafe me Kastriot Tushën, tenorin tonë të shquar dhe zërin e mrekullueshëm të këngës mbarëkombëtare.

Duke i uruar edhe 100 vite të tjera të bukura!”.

Më pas Presidenti Meta ka pritur shefen e diplomacisë së BE Federica Mogherini, por pas kafesë me Kastriot Tushën. Nga presidenca, shefja e lartë e Brukselit, ka lëvizur në këmbë deri te kryeministria ku e priste Edi Rama. Ambasadorja Vlahutin, e cila shoqëronte komisioneren e lartë të BE, shikonte qiellin se mos binte shi për shefen e saj, Mogherinin, ndërsa kjo e fundit shijonte ajrin e Tiranës para kryeministrisë, duke ngjitur shkallët për te zyra e kryeministrit.

SHKARKO APP