Presidenti Meta: Më shumë mbështetje për kategoritë në nevojë

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, zhvilloi sot një takim me Kryesinë e Forumit Rinor të Shoqatës së të Verbërve të Shqipërisë dhe me zonjushat Blerina Shalari e Florentina Bedullaj, dy talente të spikatura nga radhët e komunitetit me dëmtime në shikim, të diplomuara me titullin “Doktore Shkencash”.

Presidenti Meta, pasi u njoh me problematikat e këtij komuniteti, iu garantoi mbështetje e dialog të përhershëm dhe u angazhua të nxisë institucionet shtetërore dhe shoqërinë civilë t’iu kushtojnë më tepër vëmendje sfidave për integrimin e tyre të plotë në shoqëri.

Presidenti Meta vlerësoi pasionin, punën dhe këmbënguljen e dy studiueseve të reja të këtij komuniteti, Blerina Shalari e Florentina Bedullaj, për të qenë të dobishme dhe kontribuese për shoqërinë dhe vendin. “Suksesi i tyre në fushën e kërkimit shkencor është një shëmbull i madh, pozitiv dhe i shkëlqyer për të gjithë rininë shqiptare”, theksoi Presidenti.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?