‘Pretty Woman’ së shpejti si mjuzikëll në “Broadway”

Bëhet fjalë për filmin më të famshëm të viteve ’90 ku në rolin kryesor, Richard Gere punëson një prostitutë, Julia Roberts, që të shtiret përkohësisht si bashkëshortja e tij e në fund të bie në dashuri me të.

“Pretty Woman” në vitin 2019 do të shndërrohet në një mjuzikëll në teatrin më të famshëm të botës, “Broadway”. Në rolin e Richard Gere këtë herë do të jetë aktori Steve Kazee ndërsa në atë Julias do të performojë Samantha Barks.

Provat fillestare të kësaj përshtatjeje do të nisin më 13 mars të vitit të ardhshëm dhe do të zgjasin rreth 5 javë. Ky projekt është ideuar vite më parë nga regjisori Garry Marshall i cili fatkeqësisht ka ndërruar jetë para se kjo përshtatje të bëhej realitet.

SHKARKO APP