Prezantohet Sistemi Elektronik për Administrimin e Lejeve Minerare

 

Në kuadër të implementimit të Sistemit Elektronik për Administrimin dhe Monitorimin e Aktivitetit të Koncesioneve dhe Lejeve Minerare,  Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore (AKBN) organizoi sot një takim prezantues të modulit elektronik të administrimit dhe monitorimit të lejeve minerare, në ambientet e Hotel “Tirana International”, ku ishin ftuar të gjitha shoqëritë që zhvillojnë aktivite minerare në vend. Në këtë tryeze AKBN prezantoi sistemin e ri informatik që do të shërbejë për një administrim të ri të aktivitetit minerar, ku të gjitha marrëdhëniet midis shoqërive minerare dhe AKBN do të kontrollohen në mënyrë elektronike.

Ky software i ri do të shërbejë jo vetëm për të përmirësuar në mënyrë të ndjeshme rolin dhe përformancën e AKBN-së në këtë sektor të rëndësishëm të ekonomisë siç është sektori minerar, por gjithashtu do të bëje tërësisht transparente marrëdhëniet midis subjekteve minerare dhe AKBN-së.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithashtu, ky sistem do t’u japë akses direkt nga faqja zyrtare e AKBN-së të gjitha palëve të interesuara, siç mund të jenë Ministria e Energjisë dhe Industrisë, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, Banka e Shqipërisë, INSTAT, mediat, etj., në një bazë të dhënash e cila do të pasurohet në mënyrë të vazhdueshme dhe në kohe reale.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?