Priftërinjtë dhe Hoxhallarët
Nga Ilir Muharremi – “Kundër mërzisë luftojnë më kot edhe zotat. Ç’bën ai? Shpik njeriun”, shkruan Nietzsche. Porse e kundërta njeriu shpik Zotin. Edhe njeriu ndjenë mërzinë. Mendohet se Zoti tejkaloj kufirin, shpiku edhe kafshët, u gabua sepse instaloj një çikë pushtet te njeriu, dhe njeriu filloj t’i sundonte. Pastaj e krijoj gruan e parë Evën e cila sipas Nietzsches qe gjarpër. Ai fsheh këtu kënaqësinë e jetës për të vazhduar njeriu, frenon epshin, por prapë ja dedikon kuptimin e këtij epshi “të poshtër” priftërinjve. Nga femra lindi kënaqësia, kënaqësia e të shijuarit natyrën dhe frutat. “Zotin e vjetër e kapi një frikë e tmerrshme”, thoshte me qejf Nietzsche duke i dhënë pushtet njeriut. Këtu Zoti bëhet rivalë me njeriun, dhe ky njeri i cili nuk e vret sepse e kupton mos ekzistimin e tij është shkencor. Zoti merr fund aty ku është e pranishme shkenca. “Shkenca është mëkati i parë, fara e gjithë mëkateve, mëkati origjinal”, shkruan ky filozof. Priftërinjtë dhe Hoxhallarët kanë frikë nga shkenca, sepse ajo i qet në pah dobësitë e besimeve të tyre. Ajo beson vetëm në vërtetimin dhe faktet dhe Zoti ikën nga shkenca. Fetarët tok më Zotat e tyre përpiqen të mbrohen nga shkenca dhe si është e mundur kjo? Ky pikërisht është problemi kryesor. Të përjashtohet mendimi për parajsën dhe ferrin, të dilet nga jo shpikje dhe njeriu nuk duhet të mendojë, ai duhet të ndjenë nevojë të jetojë, ngaqë aty ku qe nevoja bie mendimi, dhe Priftërinjtë dhe Hoxhallarët shpikin nevojën. P.sh pleqërinë dhe vdekjen, iu kundërvihen shkencës. Jeta nga shikimi i drejtë i saj nuk e lejon njeriun të mendojë. Këtu errësohen zotat, Zoti më nuk është i denjë të shpik luftërat, ndasinë ndaj njerëzve, dhe luftërat marrin fund. (Priftërinjtë dhe Hoxhallarët gjithnjë i kanë dashur luftërat.) “Lufta punëprishëse e madhe e shkencës”, vazhdon Nietzsche mes të tjerash. Vërtetë kjo është e pabesueshme se si Priftërinjtë dhe Hoxhallarët shpërndajnë diturinë dhe emancipimin tok me luftën. Zoti këtë duhet ta dijë sepse nëse kishte qëllim paqen duhet asgjësuar Priftërinjtë dhe Hoxhallarët. Mirëpo, erdh koha kur njeriu u bë shkencor dhe nuk i mbetet gjë tjetër veç të vras kryeshefin e tyre – Zotin, ose (Zoti nuk ka vdekur sepse s’ka jetuar kurrë.) “Ndërmjetësuesit” e Zotit, Jezusi dhe Muhamedi, pastaj këlyshët Priftërinjtë dhe Hoxhallarët do të dorëzohen dhe njeriu i kopesë do të bëhet vetë Zot. Nuk e dijë a më kuptuat, por Priftërinjtë dhe Hoxhallarët kanë një armik të vetëm: shkencën, vërtetimin më të shëndoshë të vlerave. Këtë e pohonte edhe Nietzsche te “Antikrishti” dhe vetë ai qe dyshues në tekstet e tija në momentin kur e vret Zotin, sepse kjo vrasje ndodh pa shkencë, veç në ide, dhe ishte vrasje e tepërt. Nietzsche-ja nuk e anashkaloj Zotin pa e vërejtur, këtu ai duhej ta kuptonte “ekzistencën e tij”, pastaj ta vriste. Kjo i bie sikur ta sfidosh absurdin. Absurdin dhe Zotin nuk mund ta sfidosh, por t’i anashkalosh pa i vërejtur. Atëherë, vdekja ndodh vetvetiu.
Po e përmend edhe një gjë të cilën e përdorin Priftërinjtë dhe Hoxhallarët: E sjellën në botë mëkatin, pastaj sajuan ndëshkimin, këto janë kundër shkencës. Këtu plot vuajtje ulërinë Nietzsche:”Kundër çlirimit të njeriut nga prifti”, unë do ta shtoja edhe Hoxhën. Nietzsche-ja nevojën për priftin e shpallë në momentin kur njeriu vuan tepër. Edhe nga vuajtja e tepërt njeriu bashkë me vetveten gjen kurimin. Prifti prapë qëndron jashtë tij. Mjaftë me Priftërinjtë dhe Hoxhallarët, shpëtimtari është brenda njeriut. Ndëshkimi, faji, mëshira, më vonë kinse shpërblimi dhe falja. “Gënjeshtra nga koka tek këmbët, pa asnjë realitet psikologjik”. Këta atentator kundër vërtetësisë dhe shkakut kanë filluar me grushte me gurë dhe me vrasje të dominojnë. Krishterët e përdoren mesjetën, Myslimanët po e bëjnë të njëjtën tash. Atentator, parazit, vampirë, shushunja, vrasës të nëntokës janë të gjithë ata në krye të feve që thirren në emër të Zotit. Edhe Zoti ka dorë në këto vrasje sepse emri i tij përdoret. Fuqia e tij e pafajshme do na bind nëse i ndalon dhe asgjëson këta kriminel. Zoti vazhdon ta lejoj krimin në tokë. Nëse Zoti për dikë kuptohet e për dikë keqinterpretohet, atëherë pse duhet shpikur ai, kur mendja e njerëzve qe e ndryshme nga perceptimi real për të? Nëse mendohet një Zot, ai është edhe për njerëz të pasur, të varfër, psikopat, maniakë, të sëmurë mendor… Që nga mesjeta dhe asnjëherë më shumë se tash nuk kanë ndodh vrasje në emër të Zotit. I bie se Zoti u keqkuptua. A është një Zot i njëjtë për të gjitha fetë? Kjo më shumë vërteton se secili në veten e tij ka Zotin e tij. Nëse kërkohet jashtë tij, ai keqkuptohet, keqpërdoret dhe bëhet politikë në emër të tij. Pra, vetë njeriu është fajtor për krimin, çoroditjen në tokë. Atëherë Zotin nuk duhet vrarë, duhet të mos kemi mendim për të dhe vetvetiu do eliminohet. Krimi do ndaloj. Ndonëse luftërat kolektive do zvogëlohen edhe pse njeriu do tentoj të shprehë interesin e pushtetit dhe instinktin e tij të vrasjes, por këtë do ta bënte më pak sepse do i mungoj shkaku global (keqinterpretimi i Zotit.) Vendi dhe koha e Zotit nuk ekziston, ashtu sikur për njeriun, por ekziston momenti për të.
Fetë e shumta duhet t’i gërshetojmë dhe nga ato të nxjerrim vetëm një fe ose rregull. Njëjtë si me ngjyrat, kur përzihen shumë ngjyra fitojmë një ngjyrë. Tek fetë siç kamë dëgjuar veçanërisht te krishterët, njëjtë edhe te myslimanët: “Feja të bënë të lumtur”, kështu njeriu duhet t’i besoj kësaj “të vërtete”. Lumturia nuk tregohet, por premtohet, kjo lumturi vjen si kusht i të besuarit. Qëllimi është se njeriu duhet të besoj pastaj të jetë i lumtur. Në këtë rast, përjetësia është zhgënjyese sepse është e paarritshme dhe në ç’mënyrë besimtarët na bindin për këtë? Në thelb ata përdorin vetëm besimin dhe asgjë tjetër.