Prill, depozitat u rritën me 1,4 miliardë lekë

 

 Banka e Shqipërisë, bën të ditur se, depozitat në muajin prill 2015 arritën në 978.7 miliardë lekë, duke u rritur lehtë me 1.4 miliardë lekë në raport me një muaj më parë.

Sipas statistikave mujore të publikuara nga BSH-ja, depozitat në total kanë shënuar një trend rritës gjatë muajve të parë të këtij viti, pas rënies së fortë të janarit, të udhëhequr si nga leku ashtu dhe nga euro.
Në raport me dhjetorin 2014, depozitat janë 1.6 miliardë lekë më të ulëta, si rrjedhojë e rënies së fortë që shënuan në janar, një tendencë kjo që është përgjithësisht ciklike, pas shtimit të kursimeve në dhjetor nga prurjet e emigrantëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në lekë, depozitat janë shtuar me 2.8 miliardë lekë, ndërsa në valutë, u zgjeruan me 3.7 miliardë lekë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?