Prince vuante nga AIDS, por kurohej vetëm me lutje
Këngëtari Prince po vuante nga sëmundja e AIDS-it para se të gjendej i vdekur javën e kaluar. Ai kishte refuzuar trajtimin për këtë sëmundje pasi besonte se do të kurohej duke u lutur, raportojnë mediat amerikane.
Krijuesi i hitit “Purple Rain”, i cili ishte edhe Dëshmitar i Jehovahit, ishte diagnostikuar me sëmundjen gjashtë muaj para se të vdiste, ka thënë një burim për revistën “National Enquirer”.
57-vjeçari peshonte vetëm 36 kilogramë dhe ishte “duke u përgatitur që të vdiste pak nga pak”, kanë thënë burimet e kësaj reviste.
Teksa raporti i autopsisë pritet të publikohet pas disa javësh.