Princi Ali: Kriza në FIFA duhet të ndalet

Trazirat që kanë përfshirë nivelet më të larta drejtuese të FIFA-s nuk mund të liheshin pa u komentuar nga njeriu që pretendon të marrë drejtimin e saj. Princi Ali Bin Al Hussein, kandidati i vetëm në garën me Sepp Blatter, tha se me skandalin e fundit të korrupsionit, FIFA nuk mund të qëndrojë më nën kaosin që vjen nga regjimi i zviceranit.

“FIFA-s i duhet një lidership që udhëheq, orienton dhe mbron federatat. I duhet një lidership që pranon përgjegjësinë për veprimet që bën dhe që nuk e delegon fajin diku tjetër. Nuk mund ta pranojmë këtë krizë që ka përfshirë FIFA-n. Eshtë një krizë që ka nisur prej kohësh dhe që nuk ka lidhje vetëm me ngjarjet e fundit”.

Pavarësisht situatës kaotike nga arrestimi i disa zyrtarëve të lartë të FIFA-s, të cilët akuzohen për korrupsion, qeveria botërore e futbollit ka deklaruar se zgjedhjet presidenciale do të zhvillohen sipas planit. Në garë kanë mbetur Princi Ali dhe Blatter, pas tërheqjes së Figos dhe Van Praag.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?