Princi i batutave feston 95-vjetorin

(Corriere della sera)/Princi bashkëshort i mbretëreshës Elisabeta II, bëhet i  famshëm në të gjithë botën për frazat e sikletshme që thotë vazhdimisht. Ka lindur me 10 qershor 1921. Me batutat dhe daljet e tij,  më shumë se një herë ka rrezikuar që të provokojë kriza diplomatike

Për të gjithë është mbreti i gaffeur, dhe se titulli i tij është duka i Edimburgut. Filip Mountbatten, ish princi i Greqisë dhe i Danimarkës, nga data 20 Nëntor 1947 bashkëshort i mbretëreshës Elisabeta II, mbush 95 vjet. Buckingham Palace feston për princin bashkëshort më jetëgjatë të historisë së monarkisë, një figurë, megjithëse në një rol dytësor, ka arritur të zotërojë një plan të parë ne Britaninë e Madhe dhe në botë.

Batutat e tij janë ndër të paktat gjëra që familja mbretërore nuk mbulon dot: kudo të shkojë, princi Filip nuk humb rastin  të kënaqë mbarë botën me daljen e tij të paharruar. Dhe se varësit  e  tij, zakonisht e marrin me shaka (si kur u ka kërkuar  me djallëzi një grupi të moshuarash në një azil   pleqsh se kujt i bënin banjo, “meqë jemi të gjitha të martuara, burrave tanë, madhëri”, janë përgjigjur me ironi zonjat), ndërmjet diplomatëve e  politikanëve mund të krijohet një situatë e akullt. Si në inaugurimin e ambasadës angleze në Berlin në vitin 2000, kushtuar jo me pak se 23 milion euro, ka komentuar me zë të lartë: “Ç’paskan shkuar dëm këtë hapësirë”. Ose, përsëri, në vizitë zyrtare në Kanada, i kanë shpëtuar këto fjalë: “Nuk kemi ardhur këtu  për të qëndruar më mirë. Kemi mënyra të tjera për tu dëfryer”. Ndërsa kryeministrit të hershëm italian, Giuliano Amato, që po i  ofronte një ndër verërat më të mirat për darkë, është përgjigjur në mënyrë të padurueshme: “ Me jepni një birrë. Nuk me intereson se çfarë lloj, me jepni vetëm një birrë”.

Legjendare është mungesa e tij  e taktit . “Shurdhër? N.q.s qëndroni afër këtyre , ju besoj se jeni të shurdhër”, u ka thënë një grupi studentësh, që u mungonte të dëgjuarit, gjatë ekzekutimit të një grupi tamburianësh karaibë. Një gruaje të paralizuar në karrige me rrota i ka kërkuar se a mos vallë ndokujt i janë ngatërruar këmbët tek karroca  jote.

Fjala që preferon është ghastly, ose i trembshëm, tmerrues: fjalë që përdor shpesh pa u preokupuar nga Arsyeja shtetërore. E ka përdorur për të përshkruar Pekinin gjatë një vizite zyrtare, për të komentuar përformancën  canore të Tom Jones, dhe për të përcaktuar  economy class të avionëve. Por tmerri i tij i vërtetë janë gazetarët. Një punonjësi të një spitali të një ishulli karaib që po vizitonte i ka thënë: “ju keni mushkonjat, unë kam shtypin”.Qesharak është shkëmbimi i batutave me drejtorin e atëhershëm të gazetës The Indipendent, të cilit i ka kërkuar se çfarë bënte në party organizuar në Pallatin mbreteror. “Më keni ftuar ju”, ka qenë përgjigjja e Simon Kelner. “ Ne të kemi ftuar,  po s’është se do vinit patjetër”

Megjithatë, gjithmonë , është një prej anëtarëve të dashur të familjes mbretërore. Do të jetë për dellin e tij autoironik:  “Zakonisht nuk kufizohem  kur shpreh opinionin tim për argumente për të cilët nuk di absolutisht asgjë”.Ose, ndoshta, për mënyrat e tij pak  trashanike e jashtë vendit,  që e bën të ngjashëm me shtresën e mesme angleze. Faktikisht simpatitë e popullit i ka arritur që në fillim të historisë së tij të dashurisë me Mbretëreshën Elisabetë: është spontane simpatia për këtë zotëri shtatlartë i detyruar gjithmonë një hap pas bashkëshortes, sepse kështu e kërkon  protokolli.

Megjithatë në gati 70 vjet jete bashkëshortore,  raporti ndërmjet Filipit dhe Elisabetës ka qenë më shumë paritar se sa besohet. Si atë herë që  kërcënoi mbretëreshën se do ta ulte nga makina dhe do ta linte vetëm në mes të rrugës në Sandrigham pasi ajo ishte ankuar se ai po i jepte makinës shpejt. Filipi  është nip i mbretit të Greqisë e me lidhje gjaku me të gjitha dinastitë mbretërore evropiane, por fillimet nuk i ka pasur të lehta. Roli nuk i rrinte mirë: “Jam i vetmi njëri në këtë vend që nuk mund ti vendosë mbiemrin e tij bijve. S’jam gjë tjetër veçse një amebë e mallkuar”, i kishte thënë njëherë mbretëreshës.

I atribuohen me dhjetëra flirt, por pa asnjë provë. Realisht Filipi ka qenë pak alergjik ndaj etiketës së oborrit mbretëror e për këtë nisej i vetmuar në udhëtime zyrtare jashtë vendit. Por në familje opinioni i tij vlente: e di mirë Karlo, që ka lënë Kamilën pas një letre të shkruar nga i ati, ku i kërkohej të martohej me Dianen. E dinte dhe Ledi D, qortuar me letra   për lidhjet e saj jashtë martese. Por Diana kishte dhe besimin e tij: e pa harruar një letër e firmosur “Pa”, në të cilën Filipi i shkruante thuajse ish resë: “Nuk di cili burrë me mend në kokë mund të të lërë për Kamilën”.

Përktheu: Jak Simoni

SHKARKO APP