Princi rumun në fushatë bamirësie me biçikletë
Nipi i ish-mbretit rumun, princi Nicolae, planifikon të përshkojë me biçikletë të gjithë ish-territorin e gjyshit të tij në mënyrë që të mbledhë fonde për bamirësi.
Princi do të ngasë biçikletën nga Sighetu Marmatiei në veri të Transilvanisë për në portin Konstanta të Detit të Zi në juglindje, duke udhëtuar mbi 1000 kilometra në vetëm 11 ditë, nga 23 prilli në 3 maj, raporton BIRN.
“Është disi shumë, mbi 1000 kilometra, por do të jetë një kënaqësi e madhe ta bësh,” tha ai për agjencinë vendase të lajmeve Agerpres. “Po e bëj këtë për të mbledhur para për një lidhje që përqendrohet në edukimin dhe fëmijët,” shpjegoi ai.
Ai tha se udhëtimi do të ishte gjithashtu një mundësi e shkëlqyer për komunitetin e çiklizmit; është në një zonë që duhet të promovohet më shumë nga vendi dhe të rinjtë,” shtoi ai.
Në moshën 29-vjeçare, Nicolae është nipi më i madh i mbretit Michael dhe i treti në linjën e fronit rumun – bosh që kur komunistët morën pushtetin në fund të luftës së dytë botërore.
Mbreti Michael, tani 94 vjeç, është kreu i fundit shtetëror në Europë që ka mbijetuar nga lufta e dytë botërore. Një person i qetë dhe i admiruar nga të gjithë, ai është kushëri i tretë me mbretëreshën Elizabeta.
Monarku i ri u detyrua të largohej nga Rumania në 1947, kur, nën ndikimin sovjetik, Partia Komuniste mori kontrollin e plotë të çështjeve të vendit.
Që nga rënia e regjimit komunist, familja mbretërore ka rifituar popullaritet. Por Michael nuk ka nxitur trazira për një kthimin dhe partitë mbretërore kanë pasur pak ndikim në politikë. Ai vetë thotë se kthimi i monarkisë mund të vijë vetëm prej një vendimi të popullit rumun. Mbreti Michael ka pesë vajza.