Privatizmi i INSIG/Ministri Ahmetaj: Kadri Morina nuk bën asnjëherë zgjedhje të gabuara

12_001

1313_001

Kompania e parë shtetërore e sigurimeve, INSIG u privatizua 100%  nga EUROSIG me President Kadri Morinën

Kompania e sigurimeve INSIG është zyrtarisht pjesë e grupit EUROSIG që drejtohet nga biznesmeni i suksesshëm në industrinë e sigurimeve, Kadri Morina. Marrëveshja e privatizimit 100 për qind të kompanisë shtetërore, INSIG nga EUROSIG u nënshkrua dje në hotel “Tirana Internacional”. Në këtë aktivitet të rëndësishëm, ku një kompani shtetërore shqiptare u privatizua nga një tjetër kompani private, me kapital 100 për qind shqiptar, ishin të pranishëm mjaft personalitete të vendit; Presidenti i Kompanisë EUROSIG, Kadri Morina, Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, drejtues të industrisë së sigurimeve në vend, biznesmenë të njohur, si dhe politikanë nga i gjithë spektri politikë. Marrëveshja u nënshkrua nga Drejtori i Kompanisë EUROSIG dhe drejtori i ish-kompanisë shtetërore INSIG.

Në fjalën e mbajtur në këtë ceremoni, biznesmeni Kadri Morina e vlerësoi si një arritje të jashtëzakonshme privatizimin e kësaj kompanie që dikur ka qenë lider në tregun e sigurimeve. Ai tha se, INSIG ishte kompania që çeli rrugën e industrisë së sigurimeve në vend gjatë vitit 1991, duke vlerësuar si një sukses të biznesit shqiptare faktin që kjo kompani privatizohet nga një tjetër kompani shqiptare.

“Një fjalë e urtë e popullit shqiptarë thotë që thotë që: “Është kënaqësi për prindin kur djali ose fëmija i bëhet më i zoti se prindi”. Me këtë rast INSIGU është kompani e parë e sigurimeve në vitet ‘90 që solli tulipanët e parë të industrisë së sigurimeve shqiptare.  Nëpërmjet INSIG u krijuan mbi 8 kompani. U krijua një industri e sigurimeve që për një shtet është shtylla e tretë e zhvillimit ekonomik. Risia është që një nga kompania e lindura nga INSIG e bleu këtë kompani të parë dhe kjo është EUROSIG”,- tha Morina.

Ai prezantoi dhe ambiciet në drejtimin e kësaj kompanie që u privatizua, duke garantuar klientët dhe institucionet se INSIG tashmë do të njoh një tjetër sukses duke u rikthyer dinjitoze në treg. Z. Morina shtoi se prej disa muajsh kanë nisur studimet me ekspertët më të mirë ndërkombëtarë për të rritur kapacitet e kësaj kompanie. “Garantoj klientët e INSIG për 25 vite që do të jemi më pranë tyre me shërbime edhe më të avancuara. Ka 2 që muajsh kompania INSIG ka marrë asistencë nga partnerët e saj ndërkombëtar për të futur produkte të reja dhe dhënë një shtysë të re industrisë së sigurimeve në Shqipëri, që kjo industri të jetë në nivelet më të larta ashtu siç pretendojmë t’i bashkohemi familjes së madhe europiane”,- tha ai.

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj e cilësoi privatizimin e kësaj kompanie si një histori suksesi të qeverisë, por edhe dëshmi të seriozitetit dhe kapaciteteve mbresëlënëse të biznesit privat. Në mënyrë të veçantë ai vlerësoi vizionin e z. Kadri Morina në një investim kaq të rëndësishëm për vendin.

“Privatizim tregon besimin që sipërmarrja shqiptare ka tek ekonomia shqiptare, sepse Kadriu ka treguar se është i mençur dhe e di që nuk ble një gjë pa vlerë. Në vite, nuk mbaj mend të ketë blerë ndonjë gjë pa vlerë. Ka blerë INSIG-un, jo thjeshtë se ka vlerë sepse sigurisht që vlerë ka, por sepse e ardhmja e ekonomisë shqiptare është e garantuar dhe aty ai sheh veten”,- tha ministri Ahmetaj.

Ministri vlerësoi si një element shumë të rëndësishëm çmimin me të cilin kjo kompani u privatizua. Ai tha se 2.2 miliardë lekë janë një shifër e jashtëzakonshme për buxhetin e shtetit dhe do të përdoren për vera publike. Qamil Xhani

FJALIMI/Kadri Morina: Garantoj suksesin e INSIG

Fjala e Presidentit të EUROSIG, gjatë nënshkrimi të marrëveshjes për privatizimin e kompanisë shtetërore të sigurimeve INSIG

 

Të nderuar kolegë të industrisë së sigurimeve, industrisë bankare dhe pjesëmarrësve të pranishëm. Pa dashura ta zgjas shumë dua të theksoj që është një kënaqësi shumë e madhe për mua, e cila ndër vite në përpjekje me gjithë stafin e mrekullueshëm mu dha mundësia që të privatizojë një kompani siç e tha dhe ministri Arben Ahmetaj, legjendë dhe strategjike në tregun shqiptarë edhe pse e krijuar vetëm në 25 vite.

Një fjalë e urtë e popullit shqiptarë thotë që thotë që: “Është kënaqësi për prindin kur djali ose fëmija i bëhet më i zoti se prindi”. Me këtë rast INSIGU është kompani e parë e sigurimeve në vitet ‘90 që solli tulipanët e parë të industrisë së sigurimeve shqiptare.

Nëpërmjet INSIG u krijuan mbi 8 kompani. U krijua një industri e sigurimeve që për një shtet është shtylla e tretë e zhvillimit ekonomik. Risia është që një nga kompanitë e lindura nga INSIG e bleu këtë kompani të parë dhe kjo është EUROSIG.

Garantoj Qeverinë Shqiptare, garantoj gjithë tregun e sigurimeve se edhe INSIG-u do të jetë në treg si gjithë kompanitë e tjera me emblemën e saj të lavdishme, me bordin drejtues që do të jetë i madh dhe i sigurt që punonjësit do të vazhdojnë punën të qetë. Vetëm me një kërkesë llogarie ndofta më të madhe.

Garantoj klientët e INSIG për 25 vite që do të jemi më pranë tyre me shërbime edhe më të avancuara. Ka 2 që muajsh kompania INSIG ka marrë asistencë nga partnerët e saj ndërkombëtar për të futur produkte të reja dhe dhënë një shtysë të re industrisë së sigurimeve në Shqipëri, që kjo industri të jetë në nivelet më të larta ashtu siç pretendojmë t’i bashkohemi familjes së madhe Europiane.

INSIG zotërohet tashmë nga Eurosig sh.a me kapital 100% vendas.

Me blerjen e INSIG, Eurosig sh.a bëhet pretendente për të qenë kompania më e madhe e sigurimeve në treg. Eurosig, kompania me kapital tërësisht shqiptar, aktive në tregun e sigurimeve që nga viti 2004, është shoqëri me aktivitet të zgjeruar në Shqipëri dhe Kosovë, me vlerë investimi prej 20 milionë € dhe me një staf prej 550 punonjësish, të cilët i shërbejnë më shumë se 200.000 klientëve. Nga ana tjetër INSIG, kompania e parë e sigurimeve në Shqipëri me një aktivitet të zgjeruar edhe në Kosovë e Maqedoni, është një kompani kompozite ,e cila zotëron 4 licenca për sigurim jete dhe jo-jete. Ajo ka një aktivitet të ndërtuar gjatë 25 viteve eksperiencë dhe ka një numër prej mëse 100.000 klientësh. Instituti i Sigurimeve sh.a. (INSIG sh.a) është kompania e parë e sigurimeve dhe e vetme në historikun e zhvillimit të tregut shqiptar të sigurimeve, i cili ka luajtur një rol të padiskutueshëm në krijimin, zhvillimin dhe konsolidimin e këtij biznesi në ekonominë e vendit. Eurosig sh.a, siguron të gjithë klientët aktualë të INSIG se do të vazhdojë të jetë në shërbimin e tyre duke përmirësuar dhe zgjeruar gamën e produkteve dhe investimeve që ofron.

 

MINISTRI

Arben Ahmetaj: Kadri Morina nuk bën asnjëherë zgjedhje të gabuara*

Shoh këtu mjaft përfaqësues nga biznesi, media, nga opozita, pozita, drejtorë, ish-drejtorë ndërmarrjes dhe më vjen mirë. Është ditë e rëndësishme dhe unë nuk mund ta lë pa e shfrytëzuar këtë ditë në favor të pozitivitetit në ekonomi.

Dua të theksoj se pranvera e 2016-ës është stina që ka lënë mbrapa krizën ekonomike, e cila filloi në vitin 2008. Kaloi në korrektim serioz në 2013, 2014, 2015 dhe realisht jemi në pranverën pozitive të vitit 2016, me shumë shpresë se cikli do të jetë afatgjatë.

Duhet që të besojmë tek shenjat pozitive që ekonomia shqiptare është duke shfaqur. Po ndaj me ju katër shifra interesante. Në 2015-ën arritëm një rekord në investimet e huaja, janë gati 889 milionë euro dhe besoj që ky vit do të jetë akoma më e mirë.

Shifra e dytë është po kaq pozitive dhe besoj se secili nga ju, sidomos njerëzit e biznesit, kanë nevojë të dëgjojnë shifra pozitive. Në bazë të raportit të fundit vlera e shtuar në ekonomi është rritur me 10.8 %, që është një shifër pozitive, përtej perceptimeve që ndonjëherë i shkaktojmë vetë negative. E treta është legjenda urbane e konsumit, e cila jep një shifër shumë interesante me 3 tremujor radhazi rritje të konsoliduar konsumi. Shifra e katërt, është ajo e kreditimit, i cili pas kaq kohësh ka filluar të njohë ringjallje. Ka një ringjallje shumë modeste të kredia për korporatat. Ka një ringjallje shumë më shumë se modeste te kreditimi i sipërmarrjes së vogël dhe të mesme. Dhe ka një ringjallje shumë të konsiderueshme me dy shifra te kredia për konsumatorët. I kemi të gjitha gjasat që në fund të këtij viti të kemi një rritje ekonomike 3.5 %.

Unë i uroj sukses kompanisë EUROSIG, i uroj sukses Kadriut në privatizimin e suksesshëm të një ndërmarrjeje legjendë, e cila e filloi me 100 për qind të tregut dhe u katandis me 5.6 % të tregut.

Arsyet janë të shumta, por unë jam i bindur se në duart e EUROSIG dhe Kadriut me një staf profesionist, kompania e sigurimeve INSIG, do të rigjallëroj veten, tregun vendas dhe tregun rajonal.

Nga ana ime, si ministër i Financave kam pasur fatin që ta nis procesin në 2015 si ministër Ekonomie dhe kam pasur fatin ta mbyll procesin si ministër i Financave në vitin 2016, me një shifër që për të qenë i sinqertë nuk e prisja. Janë 2.2 miliardë lekë, të cilat shkojnë në buxhet të shtetit. Gjysma e këtyre lekëve, kam kënaqësinë ta them këtu, shkon për Unazën e Madhe të Tiranës, që do të përdoret nga të paktën 700 mijë banorë të Tiranës, por edhe të zonave të tjera.

Privatizim tregon besimin që sipërmarrja shqiptare ka tek ekonomia shqiptare, sepse Kadriu ka treguar se është i mençur dhe e di që nuk ble një gjë pa vlerë. Në vite, nuk mbaj mend të ketë blerë ndonjë gjë pa vlerë. Ka blerë INSIG-un, jo thjeshtë se ka vlerë sepse sigurisht që vlerë ka, por sepse e ardhmja e ekonomisë shqiptare është e garantuar dhe aty ai sheh veten.

*Fjala e ministrit të Financave gjatë nënshkrimit të marrëveshjes për privatizimin e kompanisë shtetërore të sigurimeve INSIG

SHKARKO APP