“Privatizohet” edhe Hëna

Moon Express është bërë zyrtarisht kompania e parë private në botë që merr leje për të udhëtuar jashtë orbitës së Tokës.

Pas disa muajsh bisedime me zyrtarët e qeverisë amerikane, kompania mori dritën jeshile nga FAA për aventurën e saj në Hënë më 2017.

“Ne tani jemi të lirë për t’u nisur në udhëtim si hulumtues në kontinentin e tetë të Tokës, në Hënë, për të kërkuar njohuri të reja dhe burime për të zgjeruar sferën ekonomike të Tokës për të mirën e gjithë njerëzimit”, tha Bob Richards, bashkë-themelues dhe CEO i Moon Express, transmeton Gazeta Express.

Njoftimi shënon një moment të rëndësishëm për kompanitë private në industrinë e hapësirës për shkak se, deri më tani, të gjitha aktivitetet komerciale të hapësirës janë kufizuar vetëm në operacionet e orbitës së Tokës.

Moon Express lindi nga Google Lunar X-PRIZE, një konkurs ndërkombëtar me më shumë se 30 milionë dollarë, që ua mundësonte kompanive private të udhëtonin në Hënë dhe të shkelnin në sipërfaqen e saj.

SHKARKO APP