Prizreni: Egzon Shala i premton medalje mundjes shqiptare

Egzon Shala shpreson të marrë medalje në europianin e mundjes që zhvillohet në Baku të Azerbajxhanit, në qershorin e këtij viti dhe më pas të arrijë normat olimpike në botërorin e Las Vegasit në muajin shtator. Objektivi madhor mbetet medalja olimpike, një arritje që i mungon Shqipërisë. Këtë e siguron një kampion i madh si Said Prizreni, që tek 24 vjeçari Shala sheh potencialin e mundshëm për të synuar këto objektiva.  “Mund të them që jemi me fat që Egzoni garon për Shqipërinë, ai është e ardhmja dhe jam i bindur se jo vetëm do të sigurojë pjesëmarrjen në Lojërat Olimpike por do të marrë atje edhe medalje, diçka që nuk e realizova vetë për Shqipërinë.”

Egzon Shala do të marrë pjesë në lojërat e para europiane që do të zhvillohen në Baku, ku synimi është kthimi në Shqipëri me medalje.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?