Probleme nga reshjet e shiut edhe në Has, dëmtohen rrugët e fshatrave
Bashkia Has po përballet me vështirësi të shumta si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, të cilat kanë ndikuar veçanërisht në rezervuarët dhe ujëmbledhësit e zonës, duke e bërë këtë bashki një nga më të prekshmet në vend.
Në fshatin Tregtan, tejmbushja e rezervuarit të fshatit shkaktoi shqetësim, por autoritetet e Bashkisë Has ndërhynë në kohë duke devijuar përrenjtë furnizues dhe duke kryer shkarkimet e nevojshme për të shmangur rrezikun për banorët.
Reshjet intensive kanë dëmtuar gjithashtu pjesë të trasesë në rrugët e fshatrave, duke vështirësuar qarkullimin dhe krijuar situata emergjente në disa zona. Bashkia po bashkëpunon me strukturat lokale për të menaxhuar situatën dhe për të garantuar ndërhyrje të shpejtë në terren.
Ndërkohë, hyrja e qytetit të Krumës është përmbytur si pasojë e reshjeve intensive, duke rënduar më tej gjendjen e qarkullimit dhe jetesës së banorëve. Autoritetet apelojnë për kujdes maksimal dhe ndjekje të udhëzimeve për sigurinë gjatë lëvizjeve në këto zona.
KOHA JONË SONDAZH

