Problemet me fqinjët duhet të zgjidhen me dialog

Emiri i Katarit, Sheikh Tamim Bin Hamad Al Thani, shprehu këtë të enjte – gjatë një konference për shtyp me Presidentin francez Emanuel Makron në Doha – gatishmërinë e tij për zgjidhjen e krizës Gjirit, por jo në kurriz të sovranitetit të vendit të tij, duke vënë në dukje se problemet me fqinjët duhet të zgjidhen përmes dialogut, dhe se populli i Katarit ka të drejtë të dijë arsyen për bllokadën që i është imponuar.

Në këtë kontekst, ai tha se se “është e drejta e popullit të Katarit të njohë shkakun e bllokadës… pozicioni ynë rreth bllokadës ka qenë i qartë që ditën e parë, dhe na vjen keq që vazhdon ende”.

Sa i pëket akuzave ndaj Dohas për terrorizëm, të cilat Katari i ka mohuar në mënyrë të përsëritur, Emiri theksoi se vendi i tij “është i angazhuar që në krye të herës në luftën kundër terrorizmit, por ka informacione false dhe të pasakta”, duke shtuar se “vendet arabe dhe islamike janë më të dëmtuarat nga terrorizmi”.

Nga ana tjetër, Presidenti Francez tha se lufta kundër terrorizmit është ndër prioritetet kryesore të bashkëpunimit të përbashkët mes Katarit dhe Francës, dhe siguroi se “Katari mbështet realisht luftën kundër financimit të terrorizmit, dhe ne mund ta mbështesim atë (Katarin) nga ana e inteligjencës. Ne ramë dakord që të bashkëpunojnë dhe të shkëmbejnë informacion në këtë fushë”.

Presidenti Makron zbuloi se me Emirin e Katarit “Folëm rreth stabilitetit në Lindjen e Mesme” dhe nënvizoi se “rikthimi i stabilitetit në rajonin e Gjirit është prioritet për Francën”, duke përsëritur mbështetjen e tij të plotë për ndërmjetësimin kuvajtian në përpjekje për të zgjidhur krizën aktuale.

Përpara konferencës së përbashkët për shtyp, Emiri i Katarit dhe Presidenti Francez nënshkruan një numër memorandumesh bashkëpunimi të përbashkët, si “Karta e qëllimeve për luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit dhe financimit të tyre”, dhe “Kartë bashkëpunim dypalësh në fushën e mbrojtjes”.

Gjithashtu mes palëve u nënshkrua edhe “Program ekzekutiv në fushën e edukimit dhe arsimit të lartë në kuadër të marrëveshjes për bashkëpunim kulturor dhe teknik”, “Memorandum Mirëkuptimi mes Bibliotekës Kombëtare të Katarit dhe Bibliotekës Kombëtare Franceze”, “Marrëveshje bashkëpunimi mes Qatar Airways dhe grupit  Airbus”, “Marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Autoritetit të Punëve Publike” të Katarit dhe “SUEZ” (grupi francez për administrimin e ujrave dhe menaxhimit të mbeturinave), si dhe një memorandum bashkëpunimi të ndërsjellë për shërbime në “Doha Metro” dhe “Tram Losail” mes Kompanisë Hekurudhore të Katarit “Rail” dhe Kompanisë Hekurudhore Kombëtare Franceze dhe operatorit të pavarur të transportit në Paris”.

Theksojmë se Presidenti Francez mbërriti në Doha sot (e enjte) në mëngjes për vizitë zyrtare njëditore.

SHKARKO APP