Problemet seksuale më të zakonshme

Humbja e dëshirës, ejakulimi i parakohshëm, dhimbja gjatë marrëdhënieve seksuale janë disa nga problemet më të zakonshme. Stresi, bombardimet mediatike pornografike dhe disa patologji të tjera janë shkaqet kryesore të problemeve të shumta seksuale që prekin burrat dhe gratë në shumë vende të industrializuara.

Humbja e dëshirës – Bëhet fjalë për situatën seksuale më të përhapur: nganjëherë mungesa e dëshirës, përballet me jetën e çifteve pas disa vitesh dhe mund të varet nga situatat e stresit, nga angazhimet e shumta familjare dhe nga prindërimi i ri. Në rastet e tjera është spiuni i çështjeve më të thella që kanë të bëjnë me partnerët ose mund të jetë një disnivel dëshirash midis bashkëshortëve. Në të gjitha rastet është thelbësore të flasësh, të mësoheni të komunikoni për sikletet që përjetoni, të kuptoni origjinën qoftë të burrit, qoftë të gruas, dhe të gjeni një zgjidhje së bashku.

Mosfunksionimi i ereksionit – Rënia e ereksionit mund të jetë një shqetësim kalimtar që nuk duhet t’i japim shumë rëndësi, por nëse situata përsëritet për një periudhë më të gjatë kohore, mund të jetë sinjali i një situate më serioze. Në mesin e problemeve seksuale mashkullore, impotenca ose mosfunksionimi i ereksionit është një problem që i shqetëson shumë burrat dhe përfshin 13% të popullsisë. Mes shkaqeve shpesh fshihet ankthi i fortë i performancës ose stresi. Megjithatë, në disa raste mund të fshehë sëmundje më të rënda.

Ejakulimi i hershëm – Ky çrregullim mund të prekë meshkujt në fillim të një marrëdhënieje, ose gjatë eksperiencave të para seksuale dhe shpesh varet nga nivelet e larta të stresit dhe vetëdijesimi i dobët. Nëse problemi ndodh në një marrëdhënie të qëndrueshme, atëherë shkaku është pothuajse gjithmonë nga frekuenca e ulët e marrëdhënieve, nga lodhja, nga stresi dhe mungesa e gjumit. Nëse ejakulimi i parakohshëm nuk është shkaktuar nga ndonjë nga këto situata, mund të ketë inflamacion të rrugëve të prostatës ose seminaleve; sidoqoftë, është mirë të pyesni një ekspert për të cilësuar shkaqet dhe për të gjetur një zgjidhje.

Dhimbja gjatë marrëdhënies – Një studim i Universitetit të Indianës thekson se një e treta e grave në jetën e tyre kanë dhimbje gjatë marrëdhënieve seksuale. Shkaqet duhet të gjenden në thatësinë vaginale (sidomos pas menopauzës), në abuzimet e marra në të kaluarën, trauma ose gjendje emocionale si depresioni dhe ankthi. Mungesa e kohës Duket se një nga problemet më të zakonshme seksuale midis çifteve është kjo: dy partnerë që duhen, të cilët janë mirë së bashku, me një jetë plot angazhime dhe një jetë të kënaqshme sociale, por kur shkojnë në shtëpi lodhja merr përsipër dhe nuk ka më kohë për të bërë dashuri. or shpesh ky është një justifikim për të fshehur edhe situatat e tjera, të tilla si mungesa e dëshirës, frika e dështimit, një imazh i keq për veten dhe vështirësi për arritjen e orgazmës.

SHKARKO APP