Produktet “Made in Albania”, synojnë tregjet Evropiane

Mbi 50 biznese janë pjesë e panairit, organizimi i të cilit është kthyer në traditë prej disa vite në promovimin e prodhimeve më të mira bujqesore të zonës dhe produkteve me farë autoktone.

Përtej promovimit, kërkohet që kompanitë të shtojnë sasitë e prodhimit për produktet “Made in Albania” që për Zv.ministrin e Bujqësisë Jani Babi tashmë janë te njohura në Evropë.

Fermerë prodhues dhe agrobiznesmenë pjesëmarrës shprehen optimist për klimën e favorshme të biznesit që po krijojnë politikat e qeverisë, ndërsa kërkojnë shtimin e suvbencionimit per linjat  agropërpunuse me qëllim që produktet e tyre të mos mbeten stok, por në pamundësi për tu thithur nga tregu të shërbejnë si lëndë e parë për ketë industri.Në Korçë ka filluar të bëhet traditë që në vjeshtë, sipërmarrësit dhe politika të takohen për promovimin e produkteve agroushqimore të zonës, kryesisht mollë, mjaltë, fasule, bulmetin dhe verën.

SHKARKO APP