Profesori mban në krahë beben e studentes së tij gjatë mësimit
Një foto prekëse e një profesori matematike që mban në krahë foshnjën e porsalindur të një studenteje gjatë orës së mësimit është bërë virale në internet.
Studentja e Universitetit, Sarah Thompson postoi foton në Facebook muajin e kaluar, me ndihmën që id ha profesori i saj i matematikës Josie Ryan.
Thompson shkruan se kishte vetëm një javë që e kishte lindur djalin dhe nuk mund ta linte vetëm, prandaj e mori në orët e mësimit.
Ajo thotë se Ryan e kishte inkurajuar atë të vazhdonte studimet dhe që e la ta merrte fëmijën në klasë.
Thompson pas këshillës së Ryan u kthye shumë shpejt në leksione duke mos humbur shumë nga mësimet. Ajo thotë se Isaiah ka qenë si një ëngjëll në klasë dhe se të gjithë ndihen mirë me praninë e tij.